Bota Sot, sytë m’i qeli kur e lexova për herë të parë në Amerikë

Në Bronx, pjesë e qytetit New York, ku ishte e koncentruar një pjesë e madhe e komunitetit shqiptar, zakonisht shkonim edhe nga rrethina, nga se, aty qarkullonin, përveq tjerash edhe artikujt ushqimor sipas tradites kombëtare. Mu aty gjenim edhe gazeta, në gjuhën shqipe – ndonjë nga Shqipria dhe atë lokale Iliria.

Një ditë, në vitet e fundit të 90-tave, e vërejta gazetën BOTA SOT. E mora atë gazet dhe, as që më shkoi mendja pë gjërat tjera. Erdha në shtëpi dhe, në fillim e hulumtova historinë e gazetës. Ajo kënaqësi nuk mund të përshkruhet. Më duket se, atë gazetë e lexova fund e krye dhe më dukej se mu qelën sytë. Në veqanti, më bëri kënaqësi një artikull dhe fotoja e të madhit, të pavdekshmit Ibrahim Rugova, të cilin, sadopak e kisha edhe shok, nga se na pat njoftuar Anton Çeta qysh në Prishtinë, prandaj edhe, me vëmendje  e përcjellësha aktivitetin e Ibrahimit, me karakter dhe interes kombëtar.

U përpoqa dhe, arrijta marrëveshje me pronarin e lokalit që, për çdo dit të ma ruan nga një gazet, ndërsa unë, i premtova, sëpaku dy herë në javë, do vij t’i marr dhe paguaj gazetat, ngase, nga Bronxi isha afro 100 km larg.

Me kalimin e kohës, lexoja dhe vëreja se me çka krejt, ballafaqohej gazeta dhe stafi. U shpreh dhuna madje edhe me vrasje, kundër Bota sot, por, megjithatë, veprimtaria informative e gazetës nuk u ndal.

E përgëzoi, pa masë, pronarin dhe mbarë stafin e gazetës BOTA SOT për azhuritetin dhe kualitetin e informacioneve. Jeni gazeta më prestigjioze, veproni dhe mos u ndali.

Luz Tomaj,

06/27/2022

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Japonia u bën thirrje 37 milionë banorëve që të ndalin dritat

Story i radhës

72 raste të shkurorëzimeve në 6 muajt e këtij viti në Prishtinë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish