“70% e popullsisë e infektuar,” Kina e pranon se numri i vdekjeve nga Covid është i lartë

January 3, 2023
1 minut lexim

Zyrtarët më të lartë shëndetësorë në Kinë kanë pranuar sot për herë të parë se numri i vdekjeve nga Covid-19 është “i madh” dhe se 70% e 25 milionë banorëve të Shangait janë infektuar.

Në të njëjtën kohë, Pekini po paralajmëroi vendet perëndimore për “hakmarrje” pas kufizimeve të vendosura ndaj atyre që udhëtojnë me linjat ajrore nga territori kinez.

Kujtohet se, muajin e kaluar, qeveria kineze lehtësoi papritur masat drakoniane anti-covid së “tolerancës zero” dhe për pasojë, spitalet u mbushën me pacientë me simptoma të rënda dhe krematoriumet me kufoma.

Por tani zyrtarët kinezë kanë thyer heshtjen dhe kanë pranuar se kanë një numër të madh rastesh pozitivë për5 Covid dhe se numri i përgjithshëm i vdekjeve është “i madh”.

Në të njëjtën kohë, një zyrtar i lartë kinez pretendon se 70% e 25 milionë banorëve të Shangait mund të jenë të infektuar me koronavirus.

Megjithatë, zyrtarët kinezë e kanë zvogëluar seriozitetin e situatës, duke theksuar se rritja e madhe e rasteve është regjistruar në vendin më të populluar në botë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Imami i njohur bën deklaratën e fortë: Haram kush e shikon Big Brother Vip dhe kush i përmend emrin

Story i radhës

“A do ikin laraskat”/ Kë kërkojnë djemtë të lërë shtëpinë e Big Brother

Të fundit nga

ShkoLartë