Imami i njohur bën deklaratën e fortë: Haram kush e shikon Big Brother Vip dhe kush i përmend emrin

Imami i njohur nga Prishtina, Labinot Maliqi, së fundmi ka shpërndarë një deklaratë të tij dhënë rreth një vit më parë.

Ai kishte deklaruar se emisionet si BigBrother, jo vetëm që janë haram të shikohen, por sipas tij, është marre edhe me i përmend, përcjell Korrespodenti.

Imami ka bërë thirrje që televizionet të transmetojnë më shumë përmbajtje edukative. “Ne jemi krijesat më të mira që Zoti ka krijuar në sipërfaqen e tokës,

na ka dalluar Zoti me mendje dhe jo me epsh, prandaj duhet t’i kushtojmë rëndësi më tepër emisioneve edukative, e jo emisioneve që e ushqejnë epshin e njeriut,

sepse ne nuk jemi shtazë që çdo gjë që shohim në televizion, t’i kontribuon epshit të njeriut”, kishte deklaruar Maliqi.

Emisione si Big Brother apo Përputhen ngjallin debate dhe reagime të shumta, sidomos qëndrimet që dalin kundër tyre me idenë që prishin shoqërinë.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky është efektivi i Policisë i pezulluar nga detyra pas arrestimit të djalit të tij, akuzë për ekzekutimin e biznesmenit nga Saranda

Story i radhës

“70% e popullsisë e infektuar,” Kina e pranon se numri i vdekjeve nga Covid është i lartë

Të fundit nga