7 zakonet që i bëjnë më të lumtur njerëzit, sipas studiuesve

March 24, 2022
min lexim

Shkencëtarët kanë zbuluar shumë faktorë që ndikojnë tek lumturia, që nga gjenetika e deri tek qasjet personale ndaj sfidave të jetës. Më poshtë, rendisim 7 zakone që janë zbuluar se i bëjnë më të lumtur njerëzit.

1. Të kesh një hobby.
Personat që e duan artin, ose aktivitetet e tjera kulturore, janë përgjithësisht më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Për meshkujt hobby mund të jetë aktiviteti fizik, puna në ajër të pastër, apo sportet. Për femrat mbajtja e vetes, shopping, apo dalja në lokale të njohur.

2. Të kesh një kafshë shtëpiake.
Njerëzit që kanë një kafshë shtëpiake, janë më të lumtur se të tjerët. Një qen, një mace, apo një kafshë tjetër shtëpiake sigurisht do të të bëjë më të lumtur.

3. Të jesh mirënjohës.
Fuqia e mendimeve pozitive mund të mos ketë kuptim për disa persona, por sipas shkencëtarëve, ata që arrijnë të kujtojnë dhe të mbajnë mend momentet e lumtura të jetës së tyre, janë shumë më të lumtur dhe të kënaqur me jetën, krahasuar me të tjerët.

4. Të jesh altruist.
Një studim i vitit 2018 vuri në dukje se personat që shpenzonin më tepër lekë për të tjerët se sa për veten, ishin më të lumtur. Personat që morën pjesë në këtë studim, ishin vullnetarë, dhe u vu re se shumica ishin të martuar dhe të lumtur.

5. Nostalgjia.
Nostalgjia për momentet e bukura të së shkuarës, sigurisht të bën të ndihesh më i/e lumtur. Kujto momentet e bukura dhe fshiji nga mendja ato të shëmtuarat. Kjo gjë e bën sigurisht më të lumtur të tashmen tënde.

6. Pranoje dashurinë siç të ofrohet.
Ndonjëherë vendosim standarde mbi dashurinë, të cilat mundet të mos i marrim të tilla nga personi që duam. Mos vendos standarde, dashuria është ndjenjë, jo planifikim. Pranoje atë siç të ofrohet dhe padyshim do të jesh më i/e lumtur.

7. Mos puno shumë orë.
Studimi i vitit 2018, të cilin e përmendëm më sipër, nxorri përfundimin se personat e lumtur, ishin ata që kishin më pak të ardhura mujore. Shpjegimi është i thjeshtë. Nëse punon shumë orë, ke për t’u stresuar dhe kjo gjë të bën më pak të lumtur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia i hakmerret Amerikës

Story i radhës

BFI: Sivjet do të organizohet Haxhi

Të fundit nga

ShkoLartë