7 mënyra si të kërkoni një falje të sinqertë!

March 10, 2022
min lexim

Në mes të një momenti intensiv, të gjithë ne herë pas here themi ose bëjmë diçka që në varësi të gjendjes sonë, dëmton të tjerët me qëllim ose rastësisht.

Pastaj, kur të vijmë në vete, kuptojmë se sa dëm kemi bërë dhe se duhet të kërkojmë falje.

Ja cilat jan 7 mënyrat që të kërkoni një ndjesë të sinqertë.

1. Kërkoni leje për të kërkuar falje

Ata të cilët i keni ofenduar meritojnë një ndjesë.Ndonjëherë, leja për të kërkuar falje vjen menjëherë, dhe nganjëherë vjen pasi ata që janë ofenduar kanë pasur një shans të qetësohen. Kur ata t’iu japin leje, tregojini atyre me detaje për çfarë po kërkoni falje. Ata duhet të dëgjojnë nga ju atë që keni bërë, në mënyrë që ata të dinë që ju e kuptoni pse janë të mërzitur.

2. Lini të kuptojnë se e keni kuptuar sa i keni lënduar

Tregojuni atyre se sa shumë pendoheni për atë që keni bërë, e dini që ishte e gabuar dhe i vlerësoni ndjenjat e tyre. Shprehni edhe se nëse do ta kthenit kohës pas, nuk do të thoshit kurrë një gjë të tillë.

3. Tregojuni atyre se si planifikoni të korrigjoni gabimin

Ndonjëherë, nuk është e mundur të ndreqësh një situatë. Kur është e mundur, bëni gjithçka që mundeni. Kur nuk është kështu, lërini personat në qetësinë e tyre për pak kohë.

4. Bëjeni të ditur se është diçka që nuk do të përsëritet

Hapi 4 është vendimtar. Përndryshe, ajo që keni ofruar nuk është një faljel, është një justifikim.

5. Pasi të keni folur përmes gjërave, kërkoni zyrtarisht falje prej tyre

“Unë kërkoj faljen tënde.Të lutem më fal”. Nëse ajo për të cilën kërkoni falje është diçka që shkaktoi një lëndim të thellë, shtoni, “Unë e kuptoj që të duhet kohë për të menduar” .Ajo që nuk doni të bëni është ta merrni të mirëqenë që falja juaj është pranuar.

6. Bëni një shënim me shkrim dore

Pse? Shënimi është një kujtesë e përhershme e pendimit tuaj dhe premtimit tuaj për të mos e përsëritur gabimin. Gjithashtu iu ndihmon të mbani premtimin. Mendojeni atë si një premtim që ia bëni vetes dhe më pas personit.

7. Tani është koha që të zbatoni atë që premtuat

Nëse personi pranoi faljen tuaj, kjo do të thotë që ai/ajo nuk mund të mbajë mëri dhe të tregojë atë që keni bërë sa herë që zemërohet me ju.

Një falje e sinqertë duhet të jepet dhe pranohet me synimin për të rregulluar marrëdhënien.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Front i ri konflikti? SHBA në gjendje gatishmërie, pas këtij veprimi të Koresë së Veriut

Story i radhës

Gjimshiti me Atalantën mposhtin Leverkusenin 

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë