Gjimshiti me Atalantën mposhtin Leverkusenin 

Atalanta ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Bayer Leverkusenit, në takimin e parë të tetës së finales së Europa League. 

Futbollistët e të dyja skuadrave treguan angazhim të madh, duke u shënuar gjithsej pesë gola.

Skuadra nga Bergamo fiton përballjen e parë dhe është më e qetë për takimin e kthimit.

Për Atalantën shënuan Malinovsky (23′), Muriel (25′ e 49′) dhe për Lerverkusenin Aranguiz (11′), Diaby (63′).

Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u paraqit standard për Atalantën. Ai u zëvendësua në minutën e 69-të.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

7 mënyra si të kërkoni një falje të sinqertë!

Story i radhës

Berisha për incineratorët: Sharra filloi të presë florinj për Edi Ramën dhe kompaninë e Veliaj me emrin Gugalle

Të fundit nga