7 mendime të gabuara që mund t’ju ndajnë nga partneri

December 19, 2022
min lexim

Mendimet tona janë një filtër që ndikon fuqishëm në mënyrën se si ne e shohim dhe ndiejmë për partnerin, për mirë dhe për keq. Mendimet pozitive çojnë në ndjenja të mira, ndërveprime harmonike dhe intimitet. Mendimet negative çojnë në ndjenja të këqija, zemërim dhe pakënaqësi.

Supozimet që bëjmë në marrëdhënie janë shpesh një formë e gabimit të të menduarit. Nëse përfshihemi në këto shtrembërime gjatë gjithë kohës, ato mund të kontribuojnë në konflikte dhe ndarje.

Lexoni më tej për të mësuar rreth disa prej mendimeve më të gabuara dhe të zakonshme në marrëdhënie dhe si t’i riorganizoni këto modele të dëmshme të të menduarit.

1. Mbipërgjithësim

Ne supozojmë se një mendim/fakt/reagim vlen për çdo situatë.

Shembull: Ti mendon se partneri është “gjithmonë” kritik ose “asnjëherë” nuk i pëlqen dhuratat që i bën.

Provo këtë: Kërko mënyra më pozitive për të parë gjërat, pasi e vërteta zakonisht ka më shumë nuanca gri.

2. ‘Drama Queen’

Ne besojmë se një situatë është shumë më e keqe sesa është në të vërtetë.

Shembull: Ne mendojmë se partneri nuk do të na falë kurrë për një gabim të thjeshtë, një gabim që do ta neglizhonim lehtësisht nëse rolet do të ndryshonin.

Provo këtë: Kërko mënyra alternative për të parë situatën, si për shembull që partneri mund të mërzitet pak, por nuk do të jetë fundi i botës ose i marrëdhënies.

3. Personalizimi

Kur çdo gjë, çdo veprim e merr personal.

Shembull: Supozojmë se partneri e la një tigan të palarë, për të treguar se është i zemëruar; në realitet, ai thjesht e anashkaloi ose planifikoi ta lante më vonë.

Provo këtë: Pyesni veten nëse sjellja e partnerit është domosdoshmërisht e shkaktuar ose e drejtuar ndaj jush.

4. Arsyetimi Emocional

Supozojmë se ndjenjat tona po na japin informacion të dobishëm.

Shembull: Ne besojmë se ndjenjat e xhelozisë nënkuptojnë se partneri është i pabesë.

Provo këtë: Praktikoni t’i shihni emocionet ashtu siç janë, sinjale që tërheqin vëmendjen tonë, por që mund ose nuk mund të bazohen në fakte aktuale.

5. Ndjenjë e rreme e përgjegjësisë

Besojmë se kemi më shumë përgjegjësi sesa kemi në të vërtetë.

Shembull: Ne mendojmë se lumturia e partnerit tonë varet tërësisht nga ne dhe supozojmë se është faji ynë kur ata janë të mërzitur.

Provo këtë: Pyeteni nëse keni aq kontroll sa supozoni se keni dhe mbani mend se ndjenjat dhe veprimet e të tjerëve janë përgjegjësia e tyre dhe jo e juaja.

6. ‘Duhet’

Ne mendojmë se gjërat duhet të jenë ashtu siç do të donim të ishin.

7. Leximi i mendjes

Ne supozojmë se e dimë se çfarë po mendon partneri.

Shembull: Mendojmë se partneri është i zhgënjyer me pamjen fizike, kur atij mund t’i pëlqejë në të vërtetë mënyra se si dukeni.

Provo këtë: Sfido supozimet e leximit të mendjes, të cilat shpesh janë vetëm mendimet e tua të projektuara dhe jo mendimet e vërteta të partnerit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë takon shefin e EULEX-it, dënon çdo akt dhune në veriun e Kosovës

Story i radhës

Vrasja e dy shqiptarëve në Athinë, dyshime se ngjarja ka lidhje me ekzekutimin mafioz të biznesmenit në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë