7 gjëra që ju nuk ua merr mendja, por ju qetësojnë si me magji

1. Të bëni apo të shkatërroni një sapun

Procesi i krijimit, deformimit apo shkatërrimit të një sapuni është shumë më relaksues nga ç’mund ta imagjinoni ju. Provoni ta prisni në kubikë të vegjël, të krijoni forma të ndryshme dhe të merreni me të për të parë rezultatin. 

2. Dëgjoni këngë të trishta

Duket si këshillë e keqe, por në fakt studimet kanë treguar se duke dëgjuar këngë të trishta ju ndihmoni imagjinatën, empatinë dhe rrjedhimisht çliroheni nga shumë ngarkesa emocionale. Këngët e trishtuara ngacmojnë nostalgjinë dhe mund t’ju japin kënaqësi në vend të emocioneve negative që mendonit. 

3. Mbani shtypur gishtin e parë

Besojeni ose jo, është një prej gishtave që ka më shumë superfuqi qetësuese. Mjekët sugjerojnë që duke e mbajtur për pak të shtypur, qetësoni rrahjet e zemrës dhe bëni frymëmarrje më të thella. Gjithashtu kjo metodë ndihmon në çlirimin e ankthit.

4. Bëhuni pis

E kemi fjalën për t’u bërë njësh me natyrën. Mund të merreni me bimët, kafshët, kopshtin tuaj, etj.

5. Qëndrimi drejt

Postura e saktë e ndihmon shumë shëndetin tonë në përgjithësi, duke përfshirë këtu edhe ndjesinë e qetësisë dhe shlodhjes. Duke mbajtur trupin drejt, gjaku qarkullon më mirë dhe furnizoheni më mirë me oksigjen. Mbi të gjitha do të ndiheni më shumë në humor se zakonisht.

6. Hapni dhe mbyllni dorën në formën e grushtit disa herë

Funksionon sa herë doni të rregulloni emocionet tuaja. Për ta bërë trurin të punojë më mirë sa herë jeni në situatë ankthioze bëni këtë veprim.

7. Numëroni gjithmonë kusurin e parave

Ndihmon në çlirimin e stresit. Prekja e objekteve prej metali është proces relaksues aq më tepër nëse bëhet në mënyrë të përsëritur. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

PSG mban shpresën për Kylian Mbappe

Story i radhës

Analizë e medias gjermane: Koreografia e luftës së Putinit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish