68 vjeçari nga Haraçina gjuan me armë zjarri bashkëshorten e tij, rastin e lajmëron në polici

min lexim

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 68-vjeçarit nga Haraçina, i cili dje në polici ka raportuar se në shtëpinë e tij ka gjuajtur me një plumb në drejtim të bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor në kokën e saj dhe në zonën e veshit.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër 68-vjeçarit, banues në Haraçinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288. paragrafi 1, si dhe veprën penale “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë apo lëndë shpërthyese” nga neni 396 paragrafi 1 i Kodit Penal”, njoftojnë nga Prokuroria Publike Shkup.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarit – ndalim daljeje nga vendbanimi, obligim për paraqitje të herëpashershme te zyrtari i caktuar dhe konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit.

Gjyqtari, siç informojnë ata, e ka pranuar propozimin e prokurorit publik dhe i ka caktuar masat e nevojshme të kujdesit ndaj të dyshuarit gjatë procedurës penale.

Bashkëshortja e tij është dërguar në spitalin klinik “Nënë Tereza”, ku është konstatuar se ka plagë të rënda.

Story i mëparshëm

Kane i pamëshirshëm për Nottingham-in

Story i radhës

Feston Eintrachti i Frankfurtit

Të fundit nga