Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës.
Sipas njoftimit, 823.224 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
“Janë dhënë 102.838 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190”, thuhet në njoftim.