63 vjecari nga forina i raportuar i zhdukur gjendet i vdekur ne vrapcisht 6a109b60a42c0

63-vjeçari nga Forina i raportuar i zhdukur, gjendet i vdekur në Vrapçisht

May 22, 2026
1 minut lexim

Policia, zjarrfikësit dhe banorët kërkuan gjatë gjithë natës, pasi u raportua se i njejti kishte humbur në ora 21:30, dhe nuk ishte kthyer në shtëpi.

Burri punonte si bari në një stan në rrethinën e Vrapçishtit, për shkak të së cilës menjëherë ishte organizuar kërkim në terren në rajonin më të gjerë.

Në aksion morën pjesë zyrtarë policorë, zjarrfikës nga Gostivari, si dhe qytetarë që u përfshinë në përpjekjen për ta gjetur personin e zhdukur.

Pas pothuajse 9 orësh kërkim, mëngjesin e sotëm rreth orës 6, 63-vjeçari u gjet pa shenja jete në territorin e Vrapçishtit, pranë një rruge që aktualisht po ndërtohet nga kompani private.

Në vendngjarje mbërriti ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ku mjeku konstatoi vdekjen. Trupi është dorëzuar për obduksion për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ebola obsh paralajmeron per perkeqesim te situates 6a10928c1c1f8
Lajmi i mëparshëm

Ebola/ OBSH paralajmëron për përkeqësim të situatës

gjorgjievski per kalimin ilegal ne bit pazar jam shume kembengules dhe i vendosur ta zgjidh problemin 6a109cb158d9f
Lajmi i radhës

Gjorgjievski për kalimin ilegal në Bit Pazar: Jam shumë këmbëngulës dhe i vendosur ta zgjidh problemin

Të fundit nga

ShkoLartë