6 situata në të cilat nuk duhet të harxhoni fare, po fare nga energjia juaj

min lexim

Besojeni ose jo, gjithçka është çështje energjie. Ndonjëherë ne harrojmë vlerat tona dhe qëllimet që kemi për të ardhmen duke u marrë me gjëra që s’do të na çojnë asgjëkundi. Prandaj, në vend që të dorëzoheni bëni mirë t’i jepni 0 energji situatave në vijim dhe të përqëndroheni tek e ardhmja juaj.

1.

Kini parasysh të mos harxhoni energji në njerëz që nuk ju mbështesin. Nuk do të arrini asgjëkundi, vetëm sa do të shkëpusni vëmendjen tuaj nga qëllimi kryesor.

2.

Mos harxhoni energji duke menduar se çfarë po mendojnë të tjerët për ju. Do të vijë një ditë që do të kuptoni se askush s’ka menduar për ju sa frikësoheshit ju!

3.

Eshtë humbje kohe dhe energji e çuar dëm nëse merreni me lidhje të një-anshme. Gjërat ndonjëherë janë shumë të qarta. Jeni ju ata që justifikoni veprime dhe s’i pranoni të vërtetat siç janë.

4.

Mos shpenzoni energjinë tuaj për t’u marrë me njerëz të cilët kanë nevojë për ju vetëm me raste. Siç e dëgjuat, ata ju duan vetëm në situata specifike.

5.

Mos e harxhoni energjinë duke zgjidhur probleme që s’janë tuajat. Të ndihmosh është diçka, të përfshihesh në probleme që s’të përkasin është një tjetër.

6.

Mos u përpiqni dhe mos çoni dëm energji për t’i bërë përshtypje dikujt që s’tregon interes për ju.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reagon PSG: Lajme histerike, le t’i injorojmë

Story i radhës

Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Të fundit nga