6 marsi, Kryemadhi në Lushnje: Të zgjedhim një kryetar që s’i nënshtrohet bandave

schedule18:14 – 8 Shkurt, 2022

Ndërsa zgjedhjet e 6 marsit po afrojnë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi sot  një takim me strukturat në Lushnje.

Kryemadhi shkruan se është momenti për të zgjedhur një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit të popullit.

“Struktura drejtuese e LSI Lushnje më energjike se kurrë për 6 Marsin. Lushnja e qytetarëve meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave. 6 Marsi është dita për Lushnjen, shtëpinë tuaj”, shkruan Kryemadhi.

Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit do të zhvillohen në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnje dhe Rrogozhinë. Në zgjedhje kanë kërkuar të marrin pjesë 11 parti politike: Partia Socialiste, Partia Demokratike, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Bashkimi Demokrat, Partia e Reformave Demokratike, Partia Demokristiane, Partia Kristian Demokrate, Lëvizja Socialiste për Integrim, Fryma e Re Demokratike, Lëvizja e Re. LSI garon nën koakloicionin “Shtëpia e Lirisë” ku aleatë ka Nard Ndokën dhe Sali Berishën./

Story i mëparshëm

Krasniqi: Energjia u shtrenjtua me bekimin e Kurtit, do ta kundërshtojmë me çdo mjet ligjor

Story i radhës

I bllokohen xhirollogaritë, “Pastrimi” do ta lë të mërkurën Prishtinën në bërllok

Të fundit nga