Sa herë iu kanë thënë se kursimi i parave është një gjë e mirë? Specialistët e financave rekomandojnë të kurseni para çdo muaj, por kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet.
Mirëpo, nëse dëshironi të nisni një kompani, ju do të duhet të largoheni nga ky cikël dhe të filloni të kurseni. Nganjëherë, kjo do të jetë një detyrë testuese, por duhet të bëhet nëse dëshironi të investoni në të ardhmen tuaj si një ndërmarrës.
Nëse dëshironi të filloni të menaxhoni paratë tuaja në mënyrë më efikase dhe të përgatisni veten për ndërmarrësi, ndiqni gjashtë këshillat më poshtë. Me këto teknika në arsenalin tuaj, ju do të filloni të shihni ndryshime të menjëhershme dhe do të filloni të keni shprehi të mira të cilat do ju shërbejnë gjatë karrierës tuaj si një ndërmarrës.
Bëni prioritet organizimin.
Kur jeni të organizuar, ju mund të gjurmoni financat tuaja. Regjistroni të gjitha informacionet financiare në një vend që të gjurmoni progresin tuaj.
Kur gjurmoni të gjitha informacionet tuaja financiare, ju mund t’i organizoni ato nga kategoria. P.sh., kur regjistroni shpenzimet tuaja aktuale, ju mund t’i kategorizoni ato si ‘’urgjente’’ dhe ‘’në të ardhmen’’. Jo vetëm që ky sistem ju ndihmon të ju qëndroni gati financave personale, por do të ju përgatisë për sukses në ndërmarrësi sepse është një aftësi e transferueshme.
Kurseni ku të mundeni.
Njerëzit shpesh hezitojnë kur është fjala të shpenzojnë më pak. Fatmirësisht, ka disa mënyra të lehta për të kursyer. Shikoni shprehitë tuaja ditore dhe shihni nëse keni ndonjë trend të shpenzimeve. P.sh., nëse shpenzoni 5 dollarë çdo ditë në kafe, pijeni atë çdo dy ditë. Ngadalë, ju do të mësoheni më këtë shprehi të re, dhe llogaria juaj bankare do të korrë shpërblimet.
Kërkoni informacione shtesë
A keni dëgjuar për The Penny Hoarder ose për Dough Roller? Këto janë bloge të financave personale të cilat mund të ju ndihmojnë të menaxhoni më mirë paratë tuaja, por ka më shumë prej kësaj.
Abonohuni në webfaqe dhe ndiqni emisione me audio të cilat ofrojnë këshilla për menaxhimin e parave.
Vendosni qëllime afat-shkurtra dhe afat-gjatë
A keni vënë re ndonjëherë se njerëzit dëshirojnë të arrijnë qëllimet e tyre në një kohë të shkurtër? Nëse kapni çdo revistë të shëndetit, thotë se mund të ju ndihmojë të arrini rezultate ekstreme në një kohë të shkurtër. Fatkeqësisht, këto dieta nuk janë efikase, dhe teknikat ‘’pasurohu shpejtë’’ nuk funksionojnë.
Është e vështirë t’a pranoni se qëllimet tuaja do të marrin kohë për t’u përmbushur, e cila është arsyeja pse ju krijoni qëllime afat-shkurtëra dhe afat-gjatë. Në çdo rast, synoni të vendosni qëllime specifike, të matshme, të arritshme dhe të bazuara në kohë. Në mënyrë ideale, arritja e qëllimeve tuaja afat-shkurtëra do ju japë reagime pozitive për të cilat keni nevojë që të vazhdoni të përpiqeni për qëllimet tuaja afat-gjatë.
Gjeni një mentor
Nëse menaxhoni financat personale dhe ndërmarrëse, një gjë është e sigurtë, nganjëherë do të ndiheni sikur nuk mund të përballoni të gjitha. Planifikimi financiar mund të jetë i vështirë.
Si një individ, ju mund të kërkoni mentorë të cilët mund të ju ndihmojnë me financa personale. Si ndërmarrës, ju mund të vazhdoni të punoni me këta njerëz ose të kërkoni këshillues financarë të cilët ju ofrojnë udhëzimet e nevojshme për të drejtuar biznesin tuaj.
Menaxhimi i financave tuaja është një përvojë shpërblyese. Do të duket e ngatërruar ndonjëherë, por sa më shumë që e praktikoni, aq më shumë do të përmirësoni financat personale dhe të përgatisni veten për sukses të menaxhimit të parave.