59 dite revolte kunder qeverise perfundon protesta dhe marshimi ne tirane qytetaret neser me shume rama jepe doreheqjen 6a692450ebaa7

59 ditë revoltë kundër qeverisë, përfundon protesta dhe marshimi në Tiranë! Qytetarët: Nesër më shumë! Rama jepe dorëheqjen!

July 28, 2026
1 minut lexim

Pas marshimit në disa prej akseve kryesore të Tiranës, ka përfunduar protesta e 59-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët, të mbledhur fillimisht para Kryeministrisë, kanë vijuar marshimin e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”, ndërsa në fund të tubimit nga podiumi është bërë thirrje për vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.

“Nesër më shumë!” ka qenë mesazhi me të cilin qytetarët kanë mbyllur marshimin e sotëm, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Prej 59 ditësh, protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila sipas tyre do të mundësonte një proces të ri zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Image

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tre persona ndalohen pas aksidentit tragjik ne vendpunishte ne prishtine prokuroria nis hetimet 6a6923d52b187
Lajmi i mëparshëm

Tre persona ndalohen pas aksidentit tragjik në vendpunishte në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet

zjarr masiv ne antalia te turqise flaket perhapen me shpejtesi per shkak te eres se forte 6a6924c664e8b
Lajmi i radhës

Zjarr masiv në Antalia të Turqisë, flakët përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë

Të fundit nga

Standardet e dyfishta të Maksim Dimitrievskit

(Reagim i këshilltarëve të koalicionit “AKI”) Kur u dëmtua pllaka e shoqatës serbe “Srpski Vez”, Maksim Dimitrievski reagoi menjëherë, e dënoi rastin dhe kërkoi zbardhjen e autorëve. Për këtë reagim nuk ka
ShkoLartë