530 mijë në javë për lojtarin

min lexim

Manchester United po përgatiten të bëjnë një ofertë të fundit për Frenkie de Jong, sipas mediave. Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta bëjnë holandezin lojtarin më të paguar të ekipit me 450 mijë sterlina në javë (rreth 533 mijë euro)

Manchester United e ka ndjekur lojtarin gjatë gjithë verës, por nuk kanë arritur  akoma të sigurojnë shërbimet e tij deri tani. Sipas spanjolles Sport, gjigantët e Premier League e kanë rritur ofertën e rrogës nëse mënyrë që të barazojnë pagën që De Jong përfiton në Camp Nou, shkruan Telesporti.

Madje, anglezët duket se janë edhe të gatshëm të mbulojnë shumë prej 20 milionë eurosh që Barcelona i detyrohet ish-yllit të Ajax-it në rroga të prapambetura.

Lojtari është kërcënuar se do të detyrohet të reduktojë rrogën te Barcelona për shkak të probleve financiare, pavarësisht se Robert Lewandowski, Raphinha, Andreas Christensen, Franck Kessie dhe Jules Kounde janë blerë këtë verë.

Holandezi është një nga lojtarët që katalansit duan të sakrifikojnë për të rregulluar bilancin dhe duket se kanë një marrëveshje me United për rreth 88 milionë euro.

Megjithatë, lojtari ka refuzuar deri tani që të transferohet në Old Trafford dhe të bashkohet përsëri me trajnerin Erik ten Hag sepse ka dëshirë të qëndrojë dhe të luftojë për një vend te Barcelona.

Plus, ai është i vendosur të luajë në Champions League, gjë që nuk mund ta bëjë këtë sezon me klubin anglez. De Jong do të kishte preferuar një transferim te Chelsea ose Bayern, por asnjë nga dy klubet nuk donin të shpenzonin shumë që do të shpenzojë United.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vrau bashkëjetuesen me thikë një ditë më parë në Elbasan, arrestohet Ramiz Mici

Story i radhës

Kjo është shenja më zemërgjerë e horoskopit, të gjithë e kanë zili për bujarinë

Të fundit nga