52 vjecari nga vrapcishti sulmon fizikisht gruan e tij arrestohet e me pas dergohet ne spitalin psikiatrik 6b0aeb434409d

52-vjeçari nga Vrapçishti sulmon fizikisht gruan e tij! Arrestohet e më pas dërgohet në spitalin psikiatrik

November 28, 2026
1 minut lexim

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në fshatin Toplicë të komunës së Vrapçishtit, ku policia ka arrestuar një 52-vjeçar me inicialet M.M., nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 42-vjeçare.

Sipas informacioneve jozyrtare, gruaja ka pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë brinjë të thyera dhe plagë të shkaktuara me pirun në disa pjesë të trupit.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ajo fillimisht është dërguar në Spitalin e Gostivarit, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup për trajtim të mëtejshëm.

Gjatë arrestimit, i dyshuari, për të cilin thuhet se ka probleme të rënda të shëndetit mendor, dyshohet se ka sulmuar edhe një zyrtar policor. Pas kësaj, ai është dërguar në spitalin psikiatrik në Shkup.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria Publike, ndërsa pritet të ndërmerren procedurat e mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarit.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dave keuning i the killers rrefen goditjen ne tru mjeket i dhane vetem 40 shanse mbijetese 6b0ae16fc1d6a
Lajmi i mëparshëm

Dave Keuning i The Killers rrëfen goditjen në tru: mjekët i dhanë vetëm 40% shanse mbijetese

eshs mbi 103 mije persona ne maqedonine e veriut punojne pa u perfshire ne marredhenie te rregullta pune 6b0aebf256f8c
Lajmi i radhës

ESHS: Mbi 103 mijë persona në Maqedoninë e Veriut punojnë pa u përfshirë në marrëdhënie të rregullta pune

Të fundit nga

ShkoLartë