50 milionë euro drogë, paraburgim për dy të dyshuarit

February 4, 2022
1 minut lexim

Dy persona gjatë ditës së djeshme u arrestuan në Aeroportin e Shkupit për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale për drogë dhe u dërguan para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit.

Gjykatësi ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe caktoi paraburgim për 30 ditë për të dysharit N.K, ndërsa ndaj të dyshuarit M.Z i caktoi paraburgim shtëpiak prej 30 ditëve.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, PTHP në aksionin e zbatuar bashkë me MPB, zbuluan 40 paketime me drogë që përfshinte shumë prej 50 milionë eurove.

Aksioni, sipas MPB-së, ishte rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar me qëllim që të zbulohet grupi kriminal i personave që kanë kryer tregti me drogë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trajneri i Partizanit sqaron çështje Liço

Story i radhës

Kthimi i Ëmblës në shkollë, ish deputetja e PDK-së përgëzon ministrin Shaqiri

Të fundit nga

ShkoLartë