Trajneri i Partizanit sqaron çështje Liço

Trajneri i Partizani ka sqaruar në konferencën për shtyp edhe çështjen e Dean Liços.

Në media u përfol për një përjashtim të lojtarit pasi kishte mungesë të profesionalizmit në sjellje. Ndërkohë Mehmeti ka sqaruar të vërtetën:

“Jam transparent për çdo gjë. Për situatën e Liço asgjë nuk është e vërtetë dhe kaq e madhe sa është bërë.

Ai është një lojtar mjaft profesionist. Ishte një moment që ai nuk kishte marrë atletet dhe unë i kisha ndarë në dy grupe.

Ai  kishte ngatërruar grupin dhe kështu që e çova në grupin tjetër të vrapimit”, tha Mehmet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Patozi: Berisha s’mund të jetë krenar për koalicionin me LSI

Story i radhës

50 milionë euro drogë, paraburgim për dy të dyshuarit

Të fundit nga