​50 civilë të vrarë në një sulm ekstremist në Burkino Faso

min lexim

Të paktën 50 civilë janë vrarë në një sulm nga ekstremistët islamikë në veri të Burkina Fasos, tha sot zëdhënësi i qeverisë Lionel Bilgo.

Persona të armatosur të dyshuar si ekstremistë sulmuan civilët mbrëmë në fshatin Seitenga në provincën Seno në atë vend të Afrikës Perëndimore.

“Deri më tani ushtria ka gjetur 50 trupa. Bilanci mund të jetë më i lartë. Të afërmit erdhën në Seiting dhe mund të kenë marrë trupat e të dashurve të tyre,” tha Bilgo në një konferencë sot për shtyp, duke shtuar se hetimi po vazhdon.

Fshati Sejtenga tashmë është sulmuar nga ekstremistët të enjten, ku mbetën të vrarë 11 xhandarë. 

Ushtria e Burkina Fasos tha në atë kohë se kishte vrarë rreth 40 ekstremistë pas sulmit.

Bilgo tha se ky aksion ishte ndoshta si hakmarrje për sulmin e ushtrisë ndaj ekstremistëve.

Ashtu si fqinjët e saj afrikano-perëndimorë Nigeri dhe Mali, Burkina Faso ka qenë veçanërisht në shënjestër të ekstremistëve në veri dhe lindje që nga viti 2015. Ata janë të lidhur me lëvizjet e lidhura me Al Kaedën dhe Shtetin Islamik.

Gati 5.000 njerëz kanë vdekur në Burkina Faso gjatë dy vjetëve të fundit për shkak të dhunës që i atribuohet ekstremistëve islamikë. Dy milionë të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre, duke thelluar krizën humanitare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gazetarja tregon paralajmërimin e ish-diplomatit: Do të kemi zyrtarë të qeverisë dhe opozitës të shpallur ‘non-grata’ edhe nga ky shtet

Story i radhës

Osmani: Nëse ka vullnet politik kontesti me Bullgarinë mund të zgjidhet edhe nesër

Të fundit nga