5 lloje ndarjesh dhe si të përballoni secilën prej tyre

March 20, 2022
min lexim

Askush nuk mund të thotë se ndarjet janë të thjeshta, por mënyra se si i përballoni varet tërësisht nga kushtet në të cilat ndaheni nga partneri.

Në disa raste, është aq e lehtë sa të bësh një bisedë dhe të thuash “kaq ishte”, duke rezultuar në një ndarje pa dramë.

Sidoqoftë, shumica e ndarjeve janë rrallë të komplikuara dhe megjithëse mund të jenë përvoja të kudogjendura, ato nuk janë më pak unike sesa vetë marrëdhëniet, që do të thotë se ka mënyra të panumërta me të cilat ju mund të ndaheni nga një partner.

Pra, cilat janë ato? Dhe si mund të përgatiteni emocionalisht për ta kapërcyer secilën?

1. Njëri nga partnerët ka bërë diçka të tmerrshme

Ka disa raste kur një ndarje është e nevojshme dhe e dukshme p.sh. mashtrimi, abuzimi emocional dhe / ose abuzimi fizik. Në këto rrethana, është më mirë të zgjedhësh një përfundim të qartë: largohu dhe mos shiko prapa.

Sidoqoftë, nuk është gjithmonë aq e lehtë, siç thotë eksperti i lidhjeve Jo Barnett për The Independent:

“Gjëja e parë është të dish që nuk mund të jesh përgjegjës për sjelljen e dikujt dhe se mënyra se si ata sillen, nuk ka asnjë lidhje me ty.

“Mos e fajësoni veten tuaj, por distancohuni, thoni atë që duhet të thoni dhe pastaj shkëputuni plotësisht, fshini të gjitha kontaktet dhe sigurohuni që nuk do t’ju shqetësoj më.”

2.  Ndarja e papritur

Një ditë më parë mund të keni qenë duke folur për emrat që do i vendosni fëmijëve. Pastaj ditën tjetër shikoni që ju ka bllokuar në të katra anët…

Të vjen si bombë sepse ti as që ja ke idenë nga erdhi kjo. Çfarë bëra gabim? Asgjë! Thjesht mësove se nuk ja vlen të investosh më në atë lidhje. Ilaçi? Njih njerëz të rinj dhe dil sa më shumë!

3. Ndarja e dyanshme dhe me mirëkuptim

Lloji më pak i dhimbshëm i ndarjeve. Të dy shpëtuan nga njëri tjetri dhe gjithçka kalon me një buzëqeshje. S’ishte e thënë dhe kaq!

4. Lidhja s’ka shpëtim

Të dy e kuptoni që s’po shkonit asgjëkundi. Nuk bëre asgjë gabim, thjesht s’po ecte. E rëndësishme është të mos gënjeni vetes duke i thënë që mund ta provoni sërish. Shihni përpara.

5. Ajo që s’mund të quhet as ndarje

Ndaheni dhe ktheheni prapë tek njëri tjetri. Ju është bërë zakon, por nëse e shihni që nuk ecën, më e mira është ta mbyllni njëherë e mirë!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

United dhe Munich në garë për Djed Spence

Story i radhës

Gjenerali rus jep lajmin: Dhjetëra ‘mercenarë’ të huaj janë vrarë nga një sulm me raketa

Të fundit nga

ShkoLartë