5 ide për ta bërë ditën e Shën Valentinit sa më të veçantë

Shën Valentini nuk duhet të jetë dita e vetme kur duhet t’i tregoni partnerit sesa e doni. Megjithatë, kjo ditë është një tjetër mundësi për të shprehur dashurinë dhe për t’i bërë momentet unike. Në fund të fundit, është shumë bukur kur dikush jep kohë dhe energji për të organizuar diçka më personale.

Nëse ju dhe partneri juaj keni vite që jeni bashkë, rutina e zakonshme e darkës, luleve dhe kutive me çokollatë mund të duket paksa e mërzitshme. Por Dita e Shën Valentinit nuk ka të bëjë vetëm me “detyrimet” tradicionale. Këtë vit, festoni me një nga këto zgjedhje të pazakonta por romantike.

Shijoni një darkë në shtëpi

Në vend që të ndani një vakt në një restorant të mbushur me njerëz, provoni të gatuani vetë. Mësoni disa receta të reja dhe krijoni një ambient romantik në shtëpinë tuaj.

Shijoni një ditë Spa së bashku

Bëni një banjë me avull, një vaskë të nxehtë dhe sauna. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u përgatitur për një mbrëmje romantike.

Përqafoni “adoleshentin” tuaj të brendshëm

Intensiteti dhe pasioni i dashurisë rinore nuk zgjat përgjithmonë, por mund ta rifitoni këtë periudhë. Bëni diçka zbavitëse me partnerin tuaj.

Regjistroni momentet më të bukura

Qoftë foto apo video, duhet të dokumentoni dashurinë tuaj. Mjafton të shkarkoni një aplikacion në celularin tuaj dhe bëni një video me çastet më të këndshme.

Zbuloni bukuritë e natyrës

Shkoni për një shëtitje ose ecni me biçikletë. Digjni disa kalori dhe hapni oreksin para se të dilni për darkë. Endorfina do t’ju ngrejë humorin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkarkimi i Metës, Kume: Lënda në Kushtetuese, më shumë përmbajtje politike e pak argumente

Story i radhës

Formacionet zyrtare: Burnley – Man United, nuk ka vend për Ronaldon

Të fundit nga