4 shenjat e horoskopit që bien në dashuri me shikim të parë

min lexim

Është një shkencë e tërë prapa të rënit në dashuri dhe jo magjitë, ylberet apo diçka tjetër. Nuk është trupi ai që çliron hormone dhe që ju bën të keni ndjesi. Disa bien ne dashuri me shikim ta pare e disa jo, por e dini arsyen? Shenjat astrologjike kanë ndikim të madh. Katër shenjat më poshtë kanë shumë vullnet për të arritur atë që duan dhe kur e duan. Ata janë edhe paksa ëndërrimtarë. Zbuloni cilat janë.

Dashi

Shenja e parë e horoskopit që bie më shumë në dashuri me shikim të parë është dashi. Në përgjithësi personat e kësaj shenje e arrijnë çdo gjë që duan dhe kjo ndodh edhe ne dashuri. Ata dashurohen shpesh sapo e shohin dike dhe ndonjëherë, padurimi dhe impulsiviteti i shtyn të mos presin gjatë para se të hedhin hapa.

Gaforrja

Gaforret janë shenja e dytë që bien në dashuri me shikim të parë. Në këto raste ato nuk duan të presin gjatë dhe ecin me super shpejtësi. Menjëherë fillojnë të mendojnë për jetesë së bashku, shtëpi e madhe, fëmijë dhe gjithçka tjetër.

Luani

Luanët kanë besim shumë të madh tek vetja dhe nuk kanë frikë as ta imagjinojnë fillimin e një historie të bukur dashurie me shikim të parë. Ashtu si dashët, ata janë pasionantë dhe dominues. Personat e shenjës së luanit janë edhe pak kokëfortë, por në dashuri, në shumë momente kjo do jetë gjë e mirë. Falë kësaj cilësie, kur njohin personin duhur ata nuk e lëshojnë nga duart lehtësisht.

Akrepi

Akrepat motivohen nga intriga sepse në përgjithësi janë mosbesues, të fshehtë dhe në kërkim të së vërtetës. Nuk është çudi që ata të bien në dashuri me shikim të parë, duke qenë edhe mjaft kureshtarë. Personat e kësaj shenje kanë edhe mjaft kurajë dhe kur pëlqejnë dikë bëjnë të pamundurën për ta tërhequr pas vetes.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zyrtarët e Motor Sport UK, vizituan FASK-un

Story i radhës

Adoleshentja ukrainase fut në “kurth” ushtarët rus, flirton me ta në internet dhe u merr informacione të rëndësishme

Të fundit nga