Susan David, psikologe e Fakultetit Mjekësor të Harvardit, fituese e disa çmimeve ka ndarë për në 4 hapat nëpër të cilët duhet të kalojmë për të arritur shkathtësinë e duhur emocionale, e cila është ndër shtyllat kryesore për sukses në jetë.
Por, në cfarë forme na shërbën në jetë shkathtësia emocionale?
Nisuni nga fraza “agility” , që do të thotë të mendosh dhe të kuptosh shpejt. Tani, hidhni “emocionale” atje, dhe gjithçka ka të bëjë me të qenët i vetëdijshëm menjëherë për emocionet tuaja ndërsa ato vijnë për të thënë “përshëndetje”, duke i pranuar ato ashtu siç janë dhe duke mësuar prej tyre.
Ne Brenda ditës nëpër kokë kemi mijëra mendime dhe ndjenja. Është pikërisht shkathtësia emocionale që na ndihmon për të qenë të plotë në mendimet dhe ndjenjat tona.
Fatkeqësisht, shumë prej nesh janë mësuar se mendimet dhe ndjenjat e vështira nuk kanë vend në botën reale. “Mos qaj”, “po reagoni tepër”, apo edhe “shko në dhomën tënde derisa të qetësohesh”, janë vetëm disa fraza përmes së cilave ne shtypim veten.
Susan shpjegon se të gjitha qeniet njerëzore të shëndetshme kanë një rrjedhë të brendshme mendimesh dhe ndjenjash që përfshijnë kritikën, dyshimin dhe frikën.
Shkathtësia emocionale është përdorimi i emocioneve tuaja si informacion për t’ju ndihmuar në drejtimin në vend që t’i kontrolloni ose t’i ndryshoni ato. Në thelb është një pranim radikal i mendimeve dhe ndjenjave tuaja.
Për shembull, nëse bashkëshorti/ja juaj ka lënë një rrëmujë me enë në kuzhinë, ju mund të ndjeni dëshirën për t’i thënë disa gjëra që mund të jenë të ashpra, por shkathtësia emocionale, megjithatë, na mëson të bëjmë një hap prapa, të vlerësojmë ndjenjat dhe mendimet tona dhe në vend të kësaj të gjeni një zgjidhje që nuk përfundon në një gjendje të acaruar.
Rregullimi emocional është aftësia për të menaxhuar emocionet dhe impulset shkatërruese. Me pak fjalë, është të mësoni se si të kontrolloni emocionet tuaja duke rritur emocionet pozitive ose duke ulur ato negative.
Duke iu rikthyer “shembullit të bashkëshortit/es’, ju mund të rregulloni emocionet duke shpërqendruar veten. Ndoshta ju shkoni për një vrap, bëni një dush të ftohtë ose merrni çelësat dhe dilni nga dera për një orë verë me miqtë tuaj.
Ndërsa rregullimi i mendimeve dhe ndjenjave tuaja mund të jetë i dobishëm në disa situata, shkathtësia emocionale ju lejon t’u jepni emocioneve tuaja respektin dhe konsideratën që meritojnë.