Reperi i njohur nga Prishtina, Getoar Selimi në një intervistë së fundmi ka rrëfyer për sëmundjen nga e cila mund ta humbte edhe zërin.
Ai tha se kur e ka marrë vesh donte patjetër të bënte të pamundurën që të shpëtonte për shkak të vajzës.
Getoari zbuloi se sëmundjen e mësoi gjatë një kontrolli shtatzanie të së shoqes.
Nga një kontroll rastësor të bërë edhe nga vetë ai, mjekët i thanë se kishte 4-5 vite me këtë sëmundje dhe se duhej operuar.
Ai tha se momentin e vështirë e kaloi në Itali, ku qëndroi dy javë pas operimit.