36 vullnetarë të rinj të Korpusit të paqes, japin betimin para ambasadores së SHBA-së

December 6, 2024
1 minut lexim

Shkup, 6 dhjetor – Tridhjetë e gjashtë vullnetarë të rinj të Korpusit të paqes në Muzeun e luftës maqedonase për pavarësi zyrtarisht do të japin betimin  para ambasadores së SHBA-së në Maqedoni të Veriut, Anxhela Ageler. Ata do t’i bashkangjiten grupit i cili ka mbi 900 vullnetarë të cilët kanë shërbyer në Maqedoni të Veriut.

Në ngjarje do të flasë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ndërsa mes mysafirëve janëe dhe presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko perinski, përfaqësues të organizatave partnere dhe familjeve nikoqire, si dhe bashkëpunëtorëve të ardhshëm të vullnetarëve.

Ky është grupi i 27-të i cili do të jetojë dhe punojë në Maqedoni të Veriut që nga hapja e zyrës së parë të Korpusit të paqes në Shkup në vitin 1996.

“Kjo ngjarje do ta shënojë përfundimin e suksesshëm të trajnimit intensiv 11-javor në të cilin vullnetarët i mësojnë gjuhën dhe kulturën maqedonase dhe shqipe. Pas dhënies së betimit, vullnetarët e rinj të Korpusit të paqes do ta fillojnë shërbimin e tyre dyvjeçar në bashkësitë nëpër Maqedoninë e Veriut. Ata do të punojnë si mësimdhënës të gjuhës angleze së bashku me mësimdhënës lokal të gjuhës angleze, ndërsa disa prej tyre do të shërbejnë si specialistë prë zhvillim të bashkësisë të cilët do të punojnë me organizata dhe komuna të ndryshme”, kumtoi Korpusi i paqes Maqedoni e Veriut.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkup, një pacient dyshohet se u vetëhodh nga dritarja e spitalit 8 shtatori

Story i radhës

Shumica e partive ende pa lista të kandidatëve për deputetë

Të fundit nga

ShkoLartë