35 vjetori i themelimit te pd grida duma uron ne top story i eshte dashur gjenialitet per te bere bashke copezat e historise 693b399bb0acd

35-vjetori i themelimit të PD, Grida Duma uron në ‘Top Story’: I është dashur gjenialitet për të bërë bashkë copëzat e historisë

December 11, 2025
1 minut lexim

Në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, Grida Duma e ka hapur ‘Top Storyn’ duke uruar partinë.

Grida Duma është shprehur se PD feston 35 vite histori që në fakt, sipas saj nuk është realisht mosha e saj historike.

Duma ka theksuar se PD ka të njejtat dilema prej vitesh por, partisë i është dashur gjenialitet për të bërë bashkë copëza historie.

“Dita e sotme ka pasur zhvillimet të rëndësishme, shënjon një momentum të rëndësishëm të realitetit politik dhe historik të një partie politike që i është dashur mos të jetë aspak stoike që të mbetet demokratike. PD sot feston 35 vite histori që nuk është mosha e saj historike, sepse mosha e saj bazuar në vendimmarrjen e saj, në gjenialitetin që është dashur për të bërë bashkë copëza të historisë, tumave dhe shtresa, kërkonin një gjenialitet më të thellë në themelimin e saj. PD për atë që ka arritur të realizojë, të bashkojë kreshnikët dhe jo kreshnikët ose e kundërta.

Të bashkonte të persekutuarit politik apo aleatët ideologjikë. Të gjitha sfida që asaj i është dashur ti kalojë duke tejkaluar vetveten. Sot PD është sërish në të njëjtat dilema ndërsa e çanin tradhtar ose besnikë. Sot feston 35 vjetorin por nuk çështje pronësie. PD është përkatësia e saj, anëtarësia është ajo që ka pronën e këtij aseti. Por a është Shqipëria përkatësia e saj. Sepse PD nëse di një gjë mirë është që nuk ka asnjë për të flijuar, gjykuar apo thënë ik port ka këdo për të bashkuar”, u shpreh Grida Duma.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veteqeverisja lokale reforma qe permiresojne qasjen e qytetareve 693b378f06aa7
Lajmi i mëparshëm

Vetëqeverisja lokale, reforma që përmirësojnë qasjen e qytetarëve

liverpooli cmendet per diomanden 693b3a1a3ebc5
Lajmi i radhës

Liverpooli çmendet për Diomanden

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë