322 raste të reja, 6 të vdekur nga KOVID-19

1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit prej 2.246 testimeve të kryera kanë rezultuar 322 raste të reja me kovid-19, prej tyre 42 raste janë reinfeksione. Ndërsa në periudhën e njëjtë kohore janë shëruar 308 persona, ndërsa ka humbur jetën një person si pasojë e koronavirusit. Sipas regjistrit ‘Termini Im’ në periudhën kohore prej 25.02 deri 22.03.2022 janë regjistruar edhe pesë të vdekur. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numri i të diagnostifikuarve me kovid-19 ka arritur në 304.648, i të shëruarve në 293,479, i të vdekurve në 9.197, ndërsa numri i rasteve aktive momentalisht rezulton në 1.972.

Story i mëparshëm

Shaqiri: Avancimi i arsimit në gjuhën amtare për nxënësit nga bashkësitë më të vogëa etnika është një nga prioritetet e MASH

Story i radhës

Xhaka habit: Qoftë unë ose Xherdan Shaqiri

Të fundit nga