Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit prej 2.250 testimeve të kryera kanë rezultuar 319 raste të reja pozitive me koronavirus, prej tyre 54 janë riinfektime. Në periudhën e njëjtë kohore 288 të infektuar janë shëruar, ndërsa dy persona kanë humbur jetën si pasojë e kovid-19. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikuarve me koronavirus ka arritur në 302.867, i të shëruarve në 291.719, i të vdekurve në 9.164, ndërsa numri i rasteve pozitive momentalisht rezulton në 1.984. /SHENJA/
