Të hënën nis karvani i vaksinimit nëpër disa komuna

MSH-ja me mbështetje të OBSH-së, USAID-it dhe UNICEF-it, nga e Hëna më 21 Mars nis karvanin për vakinimin kundër COVID-19, që do të përfshijë 14 bashkësi lokale në vend. Në cdo pikë vaksinimi në këto vende, qytetarët do të kenë mundësi të vaksinohen kurse ata që janë vaksinuar jashtë vendit do të evidentohen në sistemin “Termini Im”

Nga MSH-ja thonë se vendimi për t`u vaksinuar nuk duhet të anulohet, për shkak se popullata e pavaksinuar është më shumë e rrezikuar nga pasqyra e rëndë klinike dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë thotë se të dhënat statistikore thonë se po ulet kufiri I moshës I të infektuarve me COVID-19 që zhvillojnë pasqyrë të rëndë klinike të sëmundjes. Në mesin e rasteve të fundit të evidentuar të hospitalizimeve dhe vdekjeve, si pasojë e koronavirusit, gjithnjë e më shumë ka të rinj që janë të rrezikuar nga vala e katërt e pandemisë, kurse ky karvan ka për qëllim t`I afrojë të gjithë kategoritë e qytetarëve që deri tani nuk janë vaksinuar.

Krahas karvanit që do të realizohet në dy javët e ardhshme në 14 bashkësi lokale të vendit, qytetarët kanë mundësi që për cdo ditë të vaksinohen në shtëpitë e shëndetit – thonë nga MSH-ja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

319 raste të reja, dy të vdekur nga KOVID-19

Story i radhës

Indeksi i Lumturisë në botë, ja ku renditet Maqedonia e Veriut

Të fundit nga