“31 vite më parë shtatorja e diktatorit u tërhoq zvarrë”, Basha pritet nga të rinjtë në sheshin “Skënderbej”

February 20, 2022
1 minut lexim

schedule11:22 – 20 Shkurt, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike këtë të diele ka qenë pjesë e ceremonisë së organizuar në Sheshin Skënderbej për të firmosur peticionin e Dekomunistizimit.

Basha është pritur me duartrokitje nga të rinjtë që ndodheshin në shesh.  Në fjalën e tij ai ka thënë se 20 shkurti është dita që ka ngelur në memorien e të gjithëve për shkak të rrëzimit të diktatorit dhe bustit të tij Enver Hoxha.

“Sot po kujtojme nje ngjarje qe ka ndodhur 31 vite me pare, ku asnje prej jush ose shume pak prej jush kishin lindur, dhe entuziazmi i cili me pritet po me duket sikur ngjarja ka ndodhur sot. E mbaj mend ekzaktesisht se çfare ka ndodhur ketu ne kete vend 31 vite me pare. Ka qene nje kameraman aty tek akacia qe filmonte, nderkohe qe shtatorja e diktatorit po terhiqej zvarre per tu çuar per tek studentet qe ishin ne proteste, d.m.th rrezimi i simbolit te diktaturës”, ka thënë Basha.

Ndër të tjera kryedemokrati kujtoi ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, ku i pranishëm në shesh 31 vite më parë ka qenë edhe vetë, bashkë me familjen.

Nuk e harroj atë vit, kam qenë këtu. Kam arritur këtu pak para se shtatorja të binte dhe shumë më vonë e kam kuptuar se familja ime ndodhej këtu, në katër anët e sheshit. Asnjëri prej nesh nuk e dinte që ndodheshim këtu, sepse kishim ardhur nga rrugë të ndryshme. Si familje biologjike ishim të shpërndarë, nuk e dinim që ishim këtu. Por, që nga momenti i nisjes së protestës, rënia e shtatores dhe testimi i këtij momenti, ne të gjithë ishim bërë një familje”, tha Basha./

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pozicioni në gjumë flet shumë për personalitetin tuaj. I dinit këto gjëra për veten?

Story i radhës

Plaçkiti marketin paradite, policia e arrestoi pasdite! Gostivarasi përfundon në pranga

Të fundit nga

ShkoLartë