300 ish-muxhahedinë u larguan në mënyrë misterioze nga Shqipëria, a janë përfshirë në sulme terroriste? Detaje nga dosja hetimore

min lexim

Zbardhen të tjera detaje nga hetimi 4-vjeçar mbi ish-muxhahedinët, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me Shërbimet Sekrete Iraniane.

 

 

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dhe “News24” dosjen hetimore të SPAK, prej ku rezulton se që nga ardhja në Shqipëri e muxhahedinëve, 400 janë shkëputur nga kjo organizatë, 300 prej të cilëve janë larguar drejt vendeve të BE.

Siç raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb”, është e paqarta se si ata kanë arritur ata të largohen nga Shqipëria. Ndërkohë, në dosje thuhet se 32 anëtarë kanë ndërruar jetë, 13 janë duke tentuar të largohen nga Shqipëria, ndërkohë që 35 aktualisht marrin ndihmë ekonomike nga MEK.

20 ish-anëtarë ka dyshime të jenë rekrutuar nga Shërbimet Sekrete Iraniane për marrjen e informacioneve të organizatës MEK në Shqipëri. Ata kishin detyrë të filmonin anëtarët e MEK dhe t’i kalonin informacionet te shërbimet iraniane.

Sipas të dhënave të dosjes, rezulton se SPAK ka urdhëruar kontroll në ambientet e shoqatës “Asila”, zyrat e marra me qira nga një ish-muxhahedin, si dhe në automjetin e tij. Janë kontrolluar apartamentet e tjera të marra me qira nga ish-muxhahedinë të tjerë. Gjithashtu, është kontrolluar dhe një automjet në pronësi të një shtetasi shqiptar dhe në përdorim të një iraniani.

Gjatë kontrolleve në këto banesa, SPAK ka gjetur pajisje elektronike dhe përgjuese, të cilat po këqyren për të zbuluar edhe personat me të cilët ata bashkëpunonin, duke qenë se 300 ish-anëtarë të kampit kanë arritur të largohen nga Shqipëria. Nuk dihet nëse këta ish-anëtarë janë të përfshirë në sulme. Në dosje thuhet se po bashkëpunohet me organet e huaja ligjzbatuese për të zbuluar nëse ata kanë qenë të përfshirë në akte terrori.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Po transportonte 12 ton municione/ Rrëzohet avioni serb në Greqi, në ekuipazh ndodheshin 8 persona! Autoritetet japin alarmin

Story i radhës

Kundërshtari i Dritës në Conference League transferon një lojtar për 4.5 milionë euro

Të fundit nga