Kundërshtari i Dritës në Conference League transferon një lojtar për 4.5 milionë euro

Ekipi i njohur belg, Royal Antwerp po vazhdon të përforcohet para ndeshjes së raundit të dytë të Conference Leagues.

Belgët pasi siguruan shërbimet e ish-yllit të Tottenhamit, Toby Alderweireld tani kanë arritur marrëveshje me një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për argjentinasin Gaston Avila, i cili vjen nga Boca Juniors.

Antwerp do t’i paguajë 3 milionë euro Boca Juniorsit dhe 1.5 milion tjera Rosarios për shërbimet e tij.

Të enjten, Antwerpi përballet me Dritën në Belgjikë, kurse një javë më vonë zhvillohet ndeshja e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

300 ish-muxhahedinë u larguan në mënyrë misterioze nga Shqipëria, a janë përfshirë në sulme terroriste? Detaje nga dosja hetimore

Story i radhës

‘Big Brother VIP’ edhe në Kosovë, Alaudin Hamiti zbulon bisedën me Arbana Osmanin – ja çfarë i tha moderatorja

Të fundit nga