3 shenja të horoskopit do të jenë me fat – 14 shkurti do të jetë magjik për ta

February 8, 2022
min lexim

Shkurti është një muaj dashurie, emocionesh të buta dhe atmosfera romantike. Shkëndijat pasionante dhe sensuale na presin më 14 shkurt, ditën e të dashuruarve.

Emocioni, ndjeshmëria dhe sensualiteti mbretërojnë në ajër dhe energjia e Hënës sjell kënaqësi, ndërsa Venera në Bricjap hap zemrën për disa ndryshime të bukura. Këto tri shenja të zodiakut do të jenë me fat në ditën e të dashuruarve:

Demi

Energjia seksuale do të rritet. Energjia tokësore e Bricjapit do ta bëjë më të qëndrueshme jetën tuaj të dashurisë, ndaj nuk duhet të shqetësoheni për ndryshime të mëdha gjatë kësaj periudhe. Nëse jeni të lirë, kjo mund të jetë koha e duhur për të eksploruar mundësitë tuaja. Megjithatë, nëse jeni në një lidhje, kjo është periudha për të eksperimentuar në dhomën e gjumit. Lidhja e planetit të romancës Venera dhe planeti i fuqisë Marsi sjell shumë pasion. Komunikimi do të jetë i mrekullueshëm, bisedat mund të zbulojnë disa njohuri të reja.

Binjakët

Aftësia juaj për të ndryshuar dhe përshtatur është ajo që ju ndihmon të jeni pozitiv. Në ditën e Shën Valentinit do të shmangni tensionin dhe do të keni një vetëbesim të jashtëzakonshëm falë Hënës te Luani i sigurt, i cili po shkon drejt shtëpisë tuaj të tretë. Kjo do t’ju jep besimin e duhur për të përmirësuar situatën romantike. Nëse jeni të lirë, sharmi dhe karizma juaj mund të tërheqin njerëz të mëdhenj. Nga ana tjetër, nëse jeni në një lidhje, do ndiheni edhe më të lidhur me partnerin. Në fillim të ditës gjërat mund të mos duken aq të thjeshta, por energjia juaj natyrale do t’ju ndihmojë të menaxhoni më lehtë situata të ndryshme. Hëna në shenjën e Luanit do të jetë një kujtesë për të kujtuar arsyet pse duhet të jeni mirënjohës dhe të lumtur. Kjo do t’ju inkurajojë të jeni krijues edhe në disa momente frustruese.

Akrepi

Jeni gati për një transformim intim? Jo vetëm që Jupiteri (planeti i lumturisë dhe bollëkut) do të jetë i sjellshëm me ju në këtë ditë, por do të jetë gjithashtu një mundësi për të shijuar të gjitha ndryshimet e mira që keni manifestuar deri më tani në jetën tuaj të dashurisë. Nëse jeni të lirë, Dita e Shën Valentinit mund ta ndryshojë këtë. Megjithatë, nëse jeni në një lidhje, gjërat në dhomën e gjumit mund të përmirësohen dhe kjo do të sjellë ndryshime pozitive edhe në të ardhmen. Duke qenë se Jupiteri është në shtëpinë tuaj të pestë, do të përjetoni shumë festime për ditën e Shën Valentinit. Mund të përgatisni një festë të vërtetë romantike. Duke qenë se Urani është në shtëpinë tuaj të shtatë, ka mundësi që t’ju presë një surprizë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bitcoin and Ethereum Keep Gains Above Key Hurdles, MATIC, SHIB, and XRP Rally

Story i radhës

Koreja e Veriut zotohet të rrisë ekonominë pavarësisht ‘problemeve të ndërlikuara’

Të fundit nga

Kur do të hapet Ura e Ibrit?

Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, pritet të mbahet në dhjetor. Megjithatë, nuk dihet nëse në agjendën e këtij takimi, temë diskutimi do
ShkoLartë