Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.430 testime ndërsa janë regjistruar 294 persona me kovid-19. Prej tyre cilëve 41 janë riinfektime.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 235 pacientë të shëruar.
Gjashtë pacientë kanë humbur betejën me Kovid-19, të gjithë me sëmundje shoqëruese
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani në vend janë bërë 1.960.264 testime, prej të cilëve pozitiv në Kovid-19 kanë rezultuar 305.717 pacientë
Numri i pacientëve të shëruar është 294.662, ndërsa numri i pacientëve që kanë humbur betejën me Kovid -19 është 9.220 persona