Në këtë ditë, 27 vjet më parë, u krye atentat i pasuksesshëm ndaj presidentit Kiro Gligorov. Gligorov i mbijetoi atentatit me lëndime të rënda në kokë.
Në vendin e atentatit humbi jetën shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa truproja e Gligorovit, Ilço Teovski u plagos. Po ashtu, plagëve të marra më vonë iu nënshtrua pensionistit Risto Haxhimanov, i cili ishte kalimtar i rastit në vendin e ngjarjes.
Sulmi u krye me veturë bombë më 3 tetor në ora 09:50 në rrugën “Maqedonia” përballë hotelit “Bristol” në Shkup, kur Gligorov me makinën e tij zyrtare ka lëvizur nga banesa e tij për në vendin e punës në Kuvend. Bomba, e vendosur në një makinë AMI 8, shpërtheu kur makina e presidentit kaloi pranë saj.
Nga forca e shpërthimit, makina “Citroen” u copëtua plotësisht dhe pjesë të mjetit janë shpërndarë përreth. Mjeti shpërthyes ishte prodhuar nga JNA, dhe përmbante një kilogram eksploziv plastik, me qindra topa çeliku që kishin efekt vdekjeprurës në rreze prej rreth 50 metrash.
Për atentatin ndaj tij, Gligorov shkroi edhe një libër autobiografik “Vrasja – një ditë pas”, të cilin e promovoi në vitin 2002.
Presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov, vdiq nga shkaqe natyrore në moshën 94 vjeçare më 1 janar 2012.