27 te vdekur nga zjarri ne nje lokal ne bangkok 6a547d32085a5

27 të vdekur nga zjarri në një lokal në Bangkok

July 13, 2026
1 minut lexim

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe mbi 60 të tjerë janë lënduar, pasi një zjarr i madh përfshiu një lokal në lagjen Chatuchak të Bangkokut gjatë orëve të para të mëngjesit.

Sipas autoriteteve tajlandeze, zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta vinin zjarrin nën kontroll brenda rreth 30 minutash. Tetë nga të lënduarit ndodhen në gjendje kritike.

Dëshmitarët thanë se flakët nisën pranë skenës ku po performonin muzikantët dhe u përhapën me shpejtësi në të gjithë ambientin. Kryeministri i Tajlandës deklaroi se, bazuar në dëshminë e një muzikanti, zjarri dyshohet të ketë nisur pranë panelit elektrik, por theksoi se shkaku zyrtar mbetet ende nën hetim.

Siç raportojnë mediat e huaja, autoritetet bëjnë të ditur se shumica e viktimave dyshohet se kanë humbur jetën nga asfiksia, si pasojë e thithjes së tymit. Shumë prej tyre u gjetën në pjesën e pasme të lokalit, përfshirë ambientet e tualeteve, ku ishin strehuar në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve.

Guvernatori i Bangkokut tha se zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të materialeve të ndezshme në tavan, ndërsa po hetohet edhe mundësia që tavolinat ose objekte të tjera të kenë penguar evakuimin e klientëve.

Lokali “Rong Beer Na Lat Phrao” është izoluar nga policia, ndërsa hetimet për shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme janë në vazhdim.

Kjo është një nga tragjeditë më të rënda të viteve të fundit në Tajlandë. Në vitin 2022, një zjarr në një lokal në jug të Bangkokut shkaktoi vdekjen e 22 personave, ndërsa në vitin 2009 një zjarr në një klub nate në kryeqytet la të vdekur 66 persona.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

44 dite revolte protestat vijojne pa u ndalur shqiptaret kerkojne doreheqjen e kryeministrit rama jep doreheqjen 6a547cd24b5f6
Lajmi i mëparshëm

44 ditë revoltë! Protestat vijojnë pa u ndalur, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen!

pamjet e britney spears ne autostrade bejne buje reagon per here te pare 6a547dff6382d
Lajmi i radhës

Pamjet e Britney Spears në autostradë bëjnë bujë – reagon për herë të parë

Të fundit nga

S’ka zjarre aktive në territorin e shtetit

Qendra për menaxhim me kriza informoi se nuk ka zjarre aktive në territorin e shtetit. Një zjarr është nën kontroll dhe dy janë shuar. Sipas informatave të QMK-së, nën kontroll është zjarri
ShkoLartë