Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e gjithë shtetit ka shqiptuar gjithsejtë 263 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, prej tyre 19 gjoba për vozitësit që kanë vozitur me shpejtësi për 50 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërkohë që dy makina madje kanë qarkulluar për 60 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Ndërkohë 160 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, derisa 103 të tjerë jashtë vendbanimeve.