26 vjet nga vrasja e aganit kurti nderon figuren e tij akademike dhe politike 69fbb3acb309c

26 vjet nga vrasja e Aganit, Kurti nderon figurën e tij akademike dhe politike

May 6, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar në 26-vjetorin e vrasjes së profesor Fehmi Aganit nga forcat serbe më 6 maj 1999, duke e cilësuar atë një nga figurat më të rëndësishme të inteligjencës shqiptare të fundshekullit XX.

Në një reagim publik, Kurti thekson se Fehmi Agani ishte sociolog, profesor dhe politikan demokrat, i cili me veprën e tij akademike dhe angazhimin në jetën publike gjatë viteve ’90 u bë një prej emrave më eminent të mendimit intelektual shqiptar.

Kurti ka kujtuar se Agani u rrëmbye dhe u vra nga forcat e armatosura serbe, duke e lidhur këtë akt me, siç u shpreh ai, një projekt gjenocidal ndaj shqiptarëve në Kosovë, ku synoheshin edhe intelektualët dhe figurat publike.

Postim i plotë:

Sot, në përvjetorin e vrasjes së tij nga forcat armike të Serbisë më 6 maj të vitit 1999, e kujtojmë Fehmi Aganin, sociologun profesor dhe politikanin demokrat. Vepra e tij e shkruar akademike dhe angazhimi i tij në jetën publike, veçmas në vitet ’90, e nxjerrin Profesor Fehmi Aganin ndër emrat më eminent të inteligjencës shqiptare të fundshekullit XX.

Ai u pikas e veçua nga familja dhe të tjerët, u rrëmbye me dhunë, dhe u eliminua duke u vrarë nga forcat e armatosura serbe, sepse në kuadër të projektit gjenocidal ndaj shqiptarëve në Kosovë, shteti i Serbisë e kishte planifikuar edhe goditjen e intelektualëve dhe zërave të mençur e të ditur si Profesor Agani.

Profili i Profesor Fehmi Aganit është shembull, kurse trashëgimia e tij e shkruar dhe ajo politike, janë pjesë e përbashkët e historisë socio-kulturore dhe politike të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ngushtica e hormuzit shba godet cisternen iraniane qe tentoi te thyeje bllokaden 69fbb2c62b2b3
Lajmi i mëparshëm

Ngushtica e Hormuzit/ SHBA godet cisternën iraniane që tentoi të thyejë bllokadën

edhe europa ne alarm nga hantavirusi avioni me nje pasagjer te infektuar zbarkon ne amsterdam dergohet menjehere ne spital 69fbb45dd9307
Lajmi i radhës

Edhe Europa në alarm nga hantavirusi/ Avioni me një pasagjer të infektuar zbarkon në Amsterdam, dërgohet menjëherë në spital

Të fundit nga

ShkoLartë