250 kompani të huaja janë tërhequr nga Rusia që nga pushtimi i Ukrainës

March 8, 2022
1 minut lexim

Rreth 250 kompani të huaja janë larguar nga Rusia ose kanë ndërprerë operacionet që kur presidenti, Vladimir Putin, vendosi për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, sipas Yale School of Management.

Firmat që kanë investuar miliarda dollarë në tregun rus gjatë tre dekadave të fundit në mënyrë masive po e lënë Rusinë, duke iu bashkuar shumë shteteve që kanë vendosur sanskione ndaj Moskës.

Lista përfshin gjigantët e teknologjisë si Apple dhe Microsoft dhe kompanitë kryesore të energjisë si BP dhe Shell, si dhe një sërë prodhuesish të automjeteve dhe zinxhirë të shitjes me pakicë. Disa janë larguar tërësisht nga tregu, ndërsa të tjerë kanë njoftuar pezullimin e shitjeve dhe dërgesave.

Mbylljet do të çojnë në mijëra vende pune për stafin vendas rus dhe janë një npërshkrim i zymtë i izolimit ndërkombëtar dhe ekonomik të Rusisë në vazhdën e veprimeve të saj në Ukrainë.

Vendi pret të përballet me krizën e tij më të keqe ekonomike që nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe rubla ruse tashmë ka humbur deri në gjysmën e vlerës së saj që para pushtimit të Putinit.

Kompanitë që kanë qëndruar në Rusi – duke përfshirë McDonald’s, Starbucks dhe Coca-Cola – po përballen me presion në rritje në Perëndim për t’u tërhequr nga vendi, ndërsa raportet për vdekjet e civilëve dhe pretendimet për krime lufte ruse në Ukrainë vazhdojnë të shtohen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Janë ndryshkur thikat tuaja? Mos u shqetësoni, lëngu i limonit do t’ju ndihmojë

Story i radhës

Fillet e Marrëdhëniet ndërkombëtare!

Të fundit nga

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk vozisin

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim, ndërsa ky vendim është sjellë në takimin koordinues të transportuesve të cilët në shenjë revolte dje pasdite kanë fikur automjetet e
ShkoLartë