25 vjet – Kosova e Lirë/ Zejdi: Në këtë ditë historike dëshmojmë se vëllazëria e trupit kombëtar shqiptar ka një peshë të madhe

June 14, 2024
1 minut lexim

Në Akademinë Solemne “25 vjet – Kosova e Lirë” të organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Skender Rexhepi – Zejdi, kryetar i Lëvizjes Populli, ka theksuar lidhjet e forta dhe solidaritetin midis shqiptarëve anë e mbanë kufijve. “Shqiptarët janë një trup i madh të ndarë në kufinj, por që reflektojnë në kohë dhe vend të ndryshëm,” tha Zejdi, duke vënë në dukje se festat dhe sfidat e një pjesë të popullit ndihen nga të gjithë.

Zejdi përkujtoi sakrificat e bëra gjatë luftës për çlirimin e Kosovës dhe rolin e rilindasve kombëtar në frymëzimin e brezave të rinj. Ai gjithashtu përmendi fillimin e çlirimit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut nga nacionalizmi maqedonas, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në rajon.

“Shqiptarët janë një trup i madh të ndarë në kufinj, por që reflektojnë në kohë dhe vend të ndryshëm, nëse një pjes e trupit dhemb e ndjejnë edhe shqiptarët e tjerë, e nëse ky trup feston edhe shqiptarët tjerë i bashkohen festës. Edhe ne jemi mbeldhur sot për të uruar ditën e çlirimit të Kosovës.
Kjo ditë nxorri në pah dhunën dhe terrorin serb, e dyta shqiptarët e bartën trimërinë e tyre dhe duke u ushqyer edhe me gjakun e ballit kombëtar, duke u frymëzuar me rilindasit kombëtar dhe duke e sjell në jetë dhe UÇK-në. Andaj ne sot këtu dëshomjmë se vllazëria e trupit tonë kombëtar ka peshë shumë të rëndësishme.
25 vite më vonë filloi dhe çlirimi i shqiptarëve të Maqedonisës ës veriut nga vazalët dhe nacionalizmi maqedonas”, tha Zejdi./Indeks.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Me mjet të mprehtë, në shtëpi” – 36-vjeçarja vrau bashkëshortin dhe vjehrrin! MPB me detaje

Story i radhës

Putin: ‘Vjedhja’ e pasurive të Rusisë nga Perëndimi nuk do të mbetet pa u ndëshkuar

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë