Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, pas denoncimit të këtij të fundit se kishte marrë kërcënime.
Shkak i kërcënimit ndaj kamarierit është bërë një sasi kokaine, të cilën shqiptarët ia kishin lënë ta ruante.
Por kamarieri në vend që ta ruante e ka hedhur atë në tualet. Sipas mediave italiane pas këtij veprimi shqiptarët e kanë kërcënuar kamarierin që t’u japë 25 mijë euro ose do ta vrasin.
Pas kërcënimeve kamarieri ka denoncuar në polici dy shqiptarët, të cilët do të përballen me akuzën e kërcënimit por dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.