23,5 milionë kërkesa për bileta të Botërorit, tifozët duan ta shohin më së shumti Argjentinën e Messit

April 29, 2022
1 minut lexim

FIFA ka njoftuar se 23.5 milionë bileta janë kërkuar në raundin e fundit të shitjeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kuptohet se më së shumti kërkesa ka pasur për finalen e madhe, e cila do të zhvillohet më 18 dhjetor.

Përveç finales, FIFA njoftoi se kërkesat më të madhe për t’u pajisur me bileta ishin kryesisht për ndeshjet e Argjentinës, kombëtare e cila në Grupin C do të përballet me Meksikën, Arabinë Saudite dhe Poloninë.

Pastaj thuhet se kërkesa të mëdha ka pasur edhe për ndeshjen mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

FIFA gjithashtu bëri të ditur se më së shumti kërkesa kishte nga shtetet si: Argjentina, Brazilia, Anglia, Franca, Meksika, Katari, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna Çair ndau mirënjohje organizatave joqeveritare për angazhimin në fushën e ndihmës sociale të personave në nevojë

Story i radhës

Nëse reziston, mos insistoni: Shenjat që tregojnë se fëmija juaj nuk ka më nevojë të flejë gjatë ditës

Të fundit nga

ShkoLartë