23 vite pa uraganin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemajl Metë Fetahaj

May 31, 2022
1 minut lexim

U njohëm në pranverën e ‘98-tës nëpërmjet mikut tënd të idealit Esat Brajshorit, në Tropojë, ishe një djalë i ri, burrë i fjalës së Dukagjinit, e i djalërisë dalzotëse të Kosovës, ku pastaj patëm rastin të shihemi në debate për riorganizim të Ushtrisë Çlirimtare në të mirë të Kosovës, e në plotë diskutime deri në ritakim në Koshare ku u gëzove që u ritakuam dhe pyetjen e par, që ma bëre ishte ku e ke Esatin (të thashë në TV po bën punë me shumë angazhime), duke qeshur u shprehe se ai e ka vendin këtu, na duhet me sjellë këtu se i ka ardhur dita Esatit me ba mrekulli, me qëndisë diçka të mirë me kamerë siç din ai!

Ishe gjithmonë i hareshëm i afërt me secilin ushtar dhe ushtarak dhe respektin asnjëherë ndaj meje nuk e ke ndryshuar. Më respektove sikurse mikun tënd të idealit që pjesën më të mire të rinisë e kaluat bashkë në kazamatet serbe me Esatin!

Më solle një telefon satelitor dhe meqenëse ishe nga ata që e njihje masmedian dhe rolin e saj në transmetimin e të vërtetës, me theksove lajmëro dhe raporto për çdo medium që posedon kontakte!

Komandant na ke mërzitë shumë kur me 31 maj 1999, 23 vite më parë, kur ike bashkë me Milazim Shalen në Agun e lirisë së Kosovës! Komandant pushoni atje lart në Panteonin e Koshares bashkë me Saliun, Agimin, Abazin, Aliun, Milazimin e 108 luftëtarët e rënë heronj të Betejës së Koshares dhe Atdheut!

Mirënjohës me pietetin më të lartë përjetësisht për Ty që gjithçka bëre për Atdheun! Gjaku i Juaj u bë dritë për Kosovë!

Image

P.s Foto: B.Kada, fotografia flet vet për fisnikërinë që pati edhe gjatë luftës, tashmë Heroi i Kosovës Komandant Xhemajl Fetahaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Surface Laptop Go 2 detajohet përpara debutimit

Story i radhës

Ministri i Jashtëm rus do të vizitojë Turqinë

Të fundit nga

ShkoLartë