​23 vite nga masakra në tregun e Mitrovicës

March 13, 2022
1 minut lexim

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 23 vite më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.

Atë kohë, forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.

Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 22 vjet më parë.

Pasojat shëndetësore e psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i vuajnë edhe sot shumë prej atyre që ishin atë ditë në treg.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Britanikëve u ofrohen 350 funta në muaj për të strehuar refugjatët ukrainas

Story i radhës

Mbi 800 raste aktive me COVID-19 në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë