Britanikëve u ofrohen 350 funta në muaj për të strehuar refugjatët ukrainas

Banorët e Mbretërisë së Bashkuar, të cilët strehojnë refugjatët ukrainas, do të pranojnë një pagesë falënderuese prej 350 funtash në muaj, ka thënë Qeveria britanike.

Sipas skemës Shtëpi për Ukrainën, britanikët do të mund të caktojnë një individ apo familje që do të qëndrojë me ta, apo të ofrojnë një pronë ndaras që refugjatët ta përdorin pa qira.

Ata që do të ofrojnë strehim do të verifikohen dhe do të duhet të jenë të angazhuar për të paktën gjashtë muaj.

Mirëpo Këshilli për Refugjatë – organizatë bamirëse që mbështet refugjatët dhe azilkërkuesit – ka thënë se skema nuk ofron mbështetje të mjaftueshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qarja, biseda, shprehja e emocioneve: Cilat janë ndryshimet kryesore midis foshnjave djem dhe vajza?

Story i radhës

​23 vite nga masakra në tregun e Mitrovicës

Të fundit nga