22 të vdekur dhe qindra të plagosur, shkatërrime në Vietnam nga tajfuni Yagi: Më i fuqishmi në të gjithë Azinë këtë vit

September 9, 2024
1 minut lexim

“Yagi”, tajfuni më i fuqishëm në Azi këtë vit ka lënë pas 22 të vdekur, mbi 200 të plagosur si një vazhdë shkatërrimesh të mëdha në Vietnam. Stuhia e mbajti vendin në darën e saj për rreth 15 orë.

Në shumë zona ajo u shoqërua me reshje të dendura, ndaj autoritetet paralajmëruan nga rreziku i rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjet.

Në gjirin e preferuar prej turistëve Ha-Long, i klasifikuar si trashëgimi botërore nga UNESCO, shumë anije u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan plotësisht.

Kryeministri Pham Minh Chinh organizoi një videokonferencë me përfaqësues nga 26 provinca dhe qytete të prekura nga “Yagi” për t’u konsultuar lidhur me pasojat e stuhisë.

Bilanci i dëmeve është mbi 3000 shtëpi të dëmtuara, 120.000 hektarë fusha orizi të përmbytura dhe mbi 1000 biznese peshkimi të shkatërruara dhe të përmbytura. Ka gjithashtu në shumë zona rënie të elektricitetit dhe të telekomunikacionit në Hanoi.

Më parë si pasojë e “Yagit,  edhe në Kinë e Filipine ka pasur të paktën 24 të vdekur. Në një studim të publikuar në korrik konstatohet, se ndryshimi i klimës bën që tajfunet të krjijohen në afërsi të brigjeve duke përfshirë më pas vendet me më shumë shpejtësi dhe fuqi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti Begaj në Lituani, takim me homologun Nauseda: Forcojmë bashkëpunimin!

Story i radhës

​Formacionet Qipro-Kosovë, mungojnë Muriq, Zhegrova e Muslija

Të fundit nga

ShkoLartë