2023-shi dhe formula e zgjidhjes politike: demokratë, shoqëri civile e socialistë me Bashën dhe SHBA-të kundër Rilindjes e Foltores

January 2, 2023
min lexim

Nuk ka nevojë as për analiza, as për studime e as për filozofime pasi dihet se Shqipëria prej 30 vitesh tranzicion mbeti në udhëkryq prej korrupsionit, prej padrejtësive dhe prej zullumeve të politikës së vjetër; dhe po kështu dihet se pa ndihmën e SHBA-ve , të aleatit jetik të shqiptarëve nuk bëhet ndryshimi dhe përmirësimi. Dhe prandaj edhe formula e zgjidhjes politike për ndarjen me të kaluarën dhe tranzicionin është: demokratë,shoqëri civile e socialistë me Bashën dhe SHBA-të kundër Rilindjes e Foltores.

Viti 2022 ishte vit plot ngjarje e zhvillime, por që ato nuk sollën asgjë se cfarë duhej e pritej, pra nuk sollën ndryshimin e duhur, të pritur dhe atë se cfarë është jetike dhe domosdoshmëri, por 2022 shënoi regres politik, si politika e emërtuar sakt nga reformatori i ndryshimit z. Basha, si politika e “Trekëndëshit të Bermudës”, RILINDJE – LSI – FOLTORE.

Fatkeqësisht dhe mjerisht, ortak me këtë pushtet të keq që keqqeveris u bënë edhe ata të cilët u bashkuan në foltore dhe me Berishën kundër demokracisë, kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve.

Pra, 2022 ishte viti i regresit dhe demaskimit të politikësë së vjetër të tranzicionit. Dhe 2023 duhet të jetë viti i ndryshimit.

2023-shi duhet të jetë viti i realizimeve të ndryshimeve jetike për Shqipërinë dhe të cilat janë: ndëshkimi dhe dëbimi nga pushteti i kësaj keqqeverisjeje të superkorruptuar dhe të papërgjegjshme të rilindjes së urryer edhe nga vetë socialistët; viti i ndarjes me politikën e vjetër dhe me tranzicionin traumatik shkaktuar nga e gjithë politika e vjetër antipublike e antikombëtare e këtyre 30 viteve; në 2023-shin duhet bërë ndëshkimi i korrupsionit, ndertimi i shtetit ligjior, vënia në funksionim e ligjit, shtetit, drejtësisë dhe të shoqërisë.

Në 2023-shin duhen bërë ato të cilat i filloi Reformatori Lulzim Basha e që janë porosi e detyra qe vijne edhe nga SHBA-të si dhe që janë tashmë edhe kauza publike e kombëtare si: Vetting-u politik dhe përjashtimi nga politika të atyre të shpallur “non grata” nga SHBA; dekriminalizimi i politikës shqiptare, dekomunistifikimi, dekorruptimi dhe ndëshkimi i korrupsionit; ndëshkimi dhe karantinimi i politikës së vjetër dhe ndarja me të shkuarën dhe me fantazmat e së shkuarës.

Le të jetë viti 2023 viti i kthimit të besimit e të shpresës; i punësimit, i kthimit të sundimit të ligjit, i sfidës kundër krimit e korrupsionit; i rritjes së mirëqënies e të lumturisë, Viti 2023 si viti i ndalimit të hemoragjisë dhe shpopullimit të Shqipërisë; si viti edhe i dëbimit e ndëshkimit të politikës e të pushtetit të keq, mision ky i Bashës dhe i elitës së re politike të PD-së që kanë mbështetjen e SHBA-ve.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Shkurt e ka e shkreta”- A ndikoi Gixhari në gjendjen psikologjike të banores që u largua nga Big Brother?

Story i radhës

Milani duhet të ketë frikë nga deklarata e Antonio Contes

Të fundit nga

ShkoLartë