2022: Viti i revanshit të demokracisë liberale dhe i rënies së populistëve dhe autokratëve

min lexim

Këtij viti që po mbyllet mund t’i vini shumë emra, por ju lutem mos e quani “AnnusMirabilis”, një vit të mrekullueshëm, pasi në Ukrainë ka pasur shumë vuajtje. Por nga ana tjetër është e rëndësishme të përmendim gjërat e mira që kanë ndodhur me Perëndimin këtë vit. 

Autokratët janë të aftë në nxitimin e tyre për t’i përshkruar disa dështime specifike të SHBA-së dhe aleatëve të saj, siç është tërheqja nga Afganistani, si shenja të një “rënieje të pandalshme”. Ndaj kur ngjarjet jo të këndshme ndodhin në kampin tjetër, atëherë liberalët duhet t’u bien daulleve të tyre. 

Dhe ky vit ka plot shembuj të tillë. Emanuel Makron u bë presidenti i parë i Francës që u  rizgjodh në detyrë që nga viti 2002. Ai nxori në “pension” Marin Lë Penin. Politikani më i suksesshëm në aspektin elektoral në Perëndim është një centrist dhe ish-bankier që citon vazhdimisht Molierin. 

Imagjinoni që dikush ta parashikonte këtë në kulmin e pompozitetit populist të vitit 2016. Britania e Madhe e nisi këtë vit me Boris Xhonsonin si kryeministër dhe e mbyll me RishiSunak, një zhvillim që përfaqëson një përmirësim moral. 

Edhe Liz Traz, që drejtoi vendin për një periudhë të shkurtër, e cila u duk shumë e gjatë, i bëri një të mirë institucioneve qeverisëse. Thesari, Banka Qendrore, autoritetet mbikëqyrëse fiskale, secila prej tyre në fillim u dëmtua dhe tani janë të përmirësuara. 

Asnjë politikan nuk do të guxojë t’i sfidojë ato për një farë  kohe, gjë që përbën një problem më vete. 2022 ishte edhe viti që “vdiq” Brexit si një projekt që dikur frymëzonte. 

Ish-mbështetësit e tij e mohojnë këtë gjë ose fajësojnë zbatimin e dobët për përfitimet e pakta që ka sjellë në realitet.

Por çfarë ndodhi diku tjetër nëpër botë? Zhair Bolsonaro u largua nga detyra pas vetëm një mandati si president i Brazilit. NATO po zgjerohet më tej, teksa po përpiqet të anëtarësohen Suedia dhe Finlanda, ndërsa po fuqizohet së brendshmi, pasi po rritet ndjeshëm buxheti gjerman i mbrojtjes. 

Lajme të mira vijnë edhe nga demokracia me e fuqishme e botës. Republikanët në Kongresin e SHBA-së nuk morën një qasje pro-Kremlinit, apo diçka të ngjashme me të, dhe e mbështetën Ukrainën. Votuesit në zgjedhjet e mesit të mandatit, ndëshkuan kandidatët e mbështetur personalisht nga Donald Trump. 

Për këtë arsye, një mandat i dytë si president për Trump është tani më pak i mundshëm, edhe pse nuk mund të përjashtohet tërësisht. Është e vërtetë, që populizimi ka korrur edhe fitore, si për shembull në Itali dhe Izrael. Pjesa më e madhe e botës së pasur është duke u lodhur nga tregtia e lirë, dhe kjo e nxit nacionalizimin. 

Por në përgjithësi autokratët dhe miqtë e tyre kanë humbur terren, edhe në aspektin e imazhit dhe jo vetëm atë elektoral. Ajo që kanë humbur armiqtë e liberalizmit në vitin 2022, është më e çmuar se një seri votash. Është imazhi i kompetencës. 

Si sot një vit më parë, Vladimir Putinit vlerësohej ende nga një pjesë e Perëndimit si një udhëheqës shumë autoritar por me efektiv. Sot askush nuk e përmend më këtë frazë. Po ashtu ka qenë e zakonshme të vlerësohej kontrolli ekzekutiv i shtetit kinez, kur SHBA-ja regjistroi 1 milionë  vdekje nga Covid-19. 

Po ashtu vlerësohej rritja e saj ekonomike. Por në të dyja këto aspekte, vëzhguesit e Kinës janë bërë më pak të impresionuar. Më shumë sesa rezervat e gazit, më shumë se raketat, epërsia që bota autoritare beson se ka mbi Perëndimin është efektiviteti. Ideja se autokracia funksionon, se përgjigjja ndaj nevojave materiale njerëzore është më e vërtetë dhe më demokratike sesa mbajtja e zgjedhjeve.

Kjo qasje besohet nga disa në “jugun global” por edhe në Perëndim. Por ecuria e populistëvedhe autokratëve është peng i fatit. Dhe ajo nuk mund t’i mbijetojë lehtësisht një lufte të dështuar apo një krize ekonomike të shkaktuar nga bllokimi i pandemisë. 

Diktatorët nuk e kanë problem të duken mizorë, por shqetësohen shumë nëse duken si të paaftë në sytë e publikut. Nëse sulmi rus ndaj Ukrainës ishte tronditës, mënyra se si ai shkoi shumë keq është tashmë e njohur.

Kishte mungesë të reagimeve dhe vetë-korrigjimit brenda sistemit, por edhe një refuzim në lidhje me faktin se edhe kombet e tjera janë të afta të shfaqin nacionalizmin e tyre. Ndërkohë dominonte besimi marksist se historia ka një rrjedhë të caktuar në të cilën liberalizmi do të “hiqet” nga qarkullimi si një “gjen” i gabuar. 

Kështu kanë pasur sukses liderët autoritarë që nga gjysma e parë e shekullit XX-të. Kompetenca e tyre e vërtetë varet nga reputacioni i rremë i të qenit kompetentë. Dhe kjo është ndihmuar nga besueshmëria e saj tek një pjesë e perëndimorëve.

Kjo rubrikë ka trajtuar vazhdimisht teprimet e “liberalizmit” dhe “autokracisë”. Por pjesa më e madhe e botës shtrihet mes dy modeleve. Fitorja, nëse mund të flasim për një gjë të tillë, ka të bëjë me joshjen e këtyre të lëkundurve. Një pjesë e kësaj ka të bëjë me evokimin e “vlerave”. 

Pjesa më e madhe ka të bëjë me të qenit i fortë. Para dhe gjatë pandemisë, ka ekzistuar klubi i autokratëve. Shumë ishin të sigurt se ai ishte rruga e së ardhmes. Pastaj erdhi viti më i mirë për Perëndimin në një kohë të gjatë. Por kaq pak arsye për të qenë të vetëkënaqur dhe aq më pak për të qenë zemërgjerë ndaj kundërshtarëve. / “Financal Times”

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Leksionet që dha ky vit për Perëndimin dhe udhëheqësit autoritarë

Story i radhës

Skandali me foshnjen e vdekur në Pejë: Krejt çka dihet deri më tani për rastin që tronditi gjithë vendin

Të fundit nga