20 vjet përkushtim dhe barazi në të gjitha sferat e shoqërisë, që nga arsimi e kultura, gjuha shqipe, ekonomi e financa, mbrojtje e siguri e deri tek politika e jashtme. Me rastin e 20 vjetorit të BDI-së, zëvendës ministri Bushi thekson se për 20 vite në MPB ka shënuar shumë të arritura, informon GAZETA.MK
“BDI për 20 vite në MPB ka shënuar shumë të arritura ku vlen të theksohen disa nga ato. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në MPB që nga pavarësimi i shtetit vlen të theksohet se për herë të parë në vitin 2004 u bë plotësim ndryshimi i Ligjit për shtetësi me dispozita kalimtare me dhjetra-mijëra qytetar u pajisën me shtetësi. Pajisja me dokumente personale edhe në gjuhën shqipe, njohja reciproke e patent shoferëve në Gjermani, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Bosnjë dhe vende të tjera. Janë nënshkruar 15 akte bilaterale me Shqipërinë, 9 akte bilaterale me Republikën e Kosovës dhe dhjetra iniciativa e vendet europiane. Përzgjedhja e udhëheqësve policor duke respektuar premisat e vettingut, transformimi i AZK si dhe vettingu në Agjencinë për siguri kombëtare. Vulat dhe tabelat në MPB edhe në gjuhën shqipe. Miratimi në ndryshimin për dekretin që formalizon përdorimin e gjuhës shqipe edhe në uniformat e policisë. Në të gjitha proceset e punës udhëheqësia shqiptare në MPB është pjesëmarëse në vendimarrje”, deklaroi kështu zëvendës ministri Bushi.